Sahihu i Buhariut — Hadithi 6210
116. Nënkapitulli: Lajkatimet që bëhen për t’iu shmangur gënjeshtrës
Enesi tregon: "Kur Ebu Talhait i vdiq një djalë, pyeti: "Si është çuni?" Umu Sulejme i tha: "Është qetësuar dhe shpresoj të ketë pushuar! Ai mendoi se ajo e kishte seriozisht."
6210. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi dhe Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ ishte në një udhëtim, ku ishte edhe një shërbëtor që e quanin Enxhesh dhe po këndonte. Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “O Enxhesh! Kujdes me gastaret gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato)!”
Ebu Kilabe thotë: “Kishte për qëllim gratë.”