Sahihu i Buhariut — Hadithi 6211

116. Nënkapitulli: Lajkatimet që bëhen për t’iu shmangur gënjeshtrës

Enesi tregon: "Kur Ebu Talhait i vdiq një djalë, pyeti: "Si është çuni?" Umu Sulejme i tha: "Është qetësuar dhe shpresoj të ketë pushuar! Ai mendoi se ajo e kishte seriozisht."

6211. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ kishte një shërbëtor që këndonte (poezi), i cili quhej Enxhesh dhe kishte zë të bukur. Njëherë, Pejgamberi ﷺ i tha atij: “O Enxhesh! Kujdes, mos i thyej gastaret!”
Katadja thotë: “Kishte për qëllim gratë e dobëta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6211

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?