Sahihu i Buhariut — Hadithi 6212
116. Nënkapitulli: Lajkatimet që bëhen për t’iu shmangur gënjeshtrës
Enesi tregon: "Kur Ebu Talhait i vdiq një djalë, pyeti: "Si është çuni?" Umu Sulejme i tha: "Është qetësuar dhe shpresoj të ketë pushuar! Ai mendoi se ajo e kishte seriozisht."
6212. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, në Medinë u përhap një panik, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e shaloi kalin e Ebu Talhait, e pastaj tha: “Nuk vërejta gjë, kurse ky kalë qenka i furishëm si deti.”