Sahihu i Buhariut — Hadithi 6214

118. Nënkapitulli: Ngritja e shikimit nga qielli

Allahu i Lartësuar ka thënë: “A nuk i shohin devetë se si janë krijuar, e qielli se si është ngritur?!” (Gashije, 17-18) Aishja thotë: "Pejgamberi ﷺ e ngriti kokën nga qielli."

6214. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Ebu Seleme ibn Abdurrahmanin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Pastaj, për një periudhë kohore, m'u vonua shpallja dhe, një ditë, teksa po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita shikimin nga qielli, pashë melekun, që më ishte paraqitur në shpellën Hira, ulur në një karrige mes qiellit dhe Tokës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6214

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?