Sahihu i Buhariut — Hadithi 6215

118. Nënkapitulli: Ngritja e shikimit nga qielli

Allahu i Lartësuar ka thënë: “A nuk i shohin devetë se si janë krijuar, e qielli se si është ngritur?!” (Gashije, 17-18) Aishja thotë: "Pejgamberi ﷺ e ngriti kokën nga qielli."

6215. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Sheriku, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te tezja ime, Mejmunia, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ ishte aty. Në një të tretën e fundit të natës, ose në një pjesë të saj, ai u ul, shikoi nga qielli dhe tha: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për mendarët.” (Ali Imran, 190)

Referenca: Sahihu i Buhariut 6215

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?