Sahihu i Buhariut — Hadithi 6217
120. Nënkapitulli: Kur dikush skicon diçka me dorë në tokë
6217. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani dhe Mensuri, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, Pejgamberi ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr.”
Njëri nga të pranishmit pyeti: “Atëherë pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?”
- “Jo, por punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar),” - u përgjigj Pejgamberi ﷺ, pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)