Sahihu i Buhariut — Hadithi 6220
122. Nënkapitulli: Ndalimi i gjuajtjes me gurë
6220. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky e ka dëgjuar Ukbe ibn Suhban Ezdiun se Abdullah ibn Mugafel Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë dhe ka thënë: “Me të as vritet gjahu, as mbytet armiku, por vetëm mund t'ia qorrosh ndokujt syrin a t'ia thyesh dhëmbin.”