Sahihu i Buhariut — Hadithi 6221

123. Nënkapitulli: Thënia ‘elhamdulilah’ (hamdi i qoftë Allahut!) gjatë teshtitjes

6221. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy burra teshtinë në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai u lut për njërin prej tyre, por nuk u lut për tjetrin. Kur e pyetën për këtë, tha: “Ky e lavdëroi Allahun, kurse ky nuk e lavdëroi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6221

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?