Sahihu i Buhariut — Hadithi 6222

124. Nënkapitulli: Lutja për atë që, kur teshtin, thotë ‘elhamdulilah’

Këtë e ka transmetuar edhe Ebu Hurejra.

6222. Nga: Bera ibn Azibi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muavi ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar që:
1. Ta vizitojmë të sëmurin,
2. Ta përcjellim xhenazen,
3. Të lutemi për atë që teshtin,
4. T'i përgjigjemi ftesës,
5. Ta kthejmë selamin,
6. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi dhe
7. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar.
Ndërkaq, na ka ndaluar shtatë të tjera:

1. Unazën e arit, - ose ka thënë: rrethin e arit,

2. Veshjen e mëndafshit,

3. Armaçin,

4. Sundusin (lloj mëndafshi) dhe

5. Shalat (shtrojat) e mëndafshta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6222

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?