Sahihu i Buhariut — Hadithi 6224

126. Nënkapitulli: Çfarë t’i themi atij që teshtin?

6224. Nga: Ebu Hurejra

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush teshtin, le të thotë: “Elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut)”, kurse vëllai i tij - ose ka thënë: shoku i tij, - le t'ia kthejë: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!).” E, kur t'i ketë thënë: “Jerhamukallah”, ky le t'ia kthejë: “Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6224

Fjalë të panjohura?