Sahihu i Buhariut — Hadithi 6233

6. Nënkapitulli: Këmbësori i jep selam atij që është ulur

6233. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Zijadi, e këtij i ka treguar Thabiti, i çrobëruari i Abdurrahman ibn Zejdit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “I hipuri mbi mjet i jep selam këmbësorit, këmbësori i jep selam atij që është ulur dhe pakica i jep selam shumicës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6233

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?