Sahihu i Buhariut — Hadithi 6242

11. Nënkapitulli: Kërkimi i lejes është legjitimuar për shkak të shikimit

6242. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një njeri zuri të shikonte (përmes një vrime) në njërën nga shtëpitë e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u drejtua nga ai me një majë shigjete, - ose ka thënë: me disa maja shigjetash. - Sikur po e shoh tani teksa i shkonte fshehurazi për ta goditur (në sy).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6242

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?