Sahihu i Buhariut — Hadithi 6269

31. Nënkapitulli: Askush të mos e ngrejë tjetrin prej vendit për t'u ulur vetë në të

6269. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ngrejë tjetrin prej vendit për t'u ulur pastaj vetë në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6269

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?