Sahihu i Buhariut — Hadithi 6284
42. Nënkapitulli: Ulja në pozitën më të rehatshme
6284. Nga: Ebu Seid Hudriu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dy veshje dhe dy shitblerje: “Që trupi të mbështillet me rrobë duke i bllokuar duart në të dhe qëndrimin ulur duke i mbledhur gjunjët rrëzë gjoksit me duar, pa e mbuluar pjesën e turpshme. Po ashtu, mulamesen dhe munabedhen.”
Transmetimin e Sufjanit e fuqizojnë Mameri, Muhamed ibn Ebu Hafsa dhe Abdullah ibn Budejli, nga Zuhriu.