Sahihu i Buhariut — Hadithi 6296
50. Nënkapitulli: Mbyllja e dyerve gjatë natës
6296. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Hasan ibn Ebu Abadi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjatë natës, kur të flini, fikni fanarët, mbyllni dyert, lidhni calikët, mbuloni ushqimet dhe pijet, - Hemami thotë: “Më duket se ka thënë: - qoftë dhe duke vendosur një thupër mbi to.”