Sahihu i Buhariut — Hadithi 6297
51. Nënkapitulli: Synetllëku pas pubertetit dhe shkulja e qimeve të sqetullave
6297. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Kazea na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pesë gjëra janë prej natyrshmërisë:
1. Synetllëku,
2. Rruajtja e qimeve (në vendet e turpshme),
3. Shkulja e qimeve të sqetullave,
4. Shkurtimi i mustaqeve dhe
5. Prerja e thonjve.”