Sahihu i Buhariut — Hadithi 6299

51. Nënkapitulli: Synetllëku pas pubertetit dhe shkulja e qimeve të sqetullave

6299. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abad ibn Musai, e këtij i ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Abasi është pyetur: “Çfarë moshe ke qenë kur ka vdekur Pejgamberi ﷺ?”
- Atëkohë kam qenë i synetuar, - tha Ibn Abasi.
Njëri prej transmetuesve tregon: “Në atë kohë, fëmijët nuk i bënin synet pa e arritur moshën e pjekurisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6299

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?