Sahihu i Buhariut — Hadithi 6301

52. Nënkapitulli: Çdo dëfrim i njeriut është i kotë nëse e largon atë nga adhurimi i Allahut

Si dhe (dispozita) kur dikush i thotë shokut të vet: "Eja të luajmë bixhoz! Allahu i Madhëruar ka thënë: “E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Allahut, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar.” (Lukman, 6)

6301. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush betohet duke thënë: “Për Latin dhe Uzanë (emra idhujsh)!”, le të thotë: “La ilahe il-lallah.” E, kush i thotë shokut të vet: “Eja të luajmë bixhoz!”, le të japë lëmoshë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6301

Fjalë të panjohura?