Sahihu i Buhariut — Hadithi 6310

5. Nënkapitulli: Shtrirja në krah të djathtë

6310. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i falte njëmbëdhjetë rekate gjatë natës, e, kur shfaqej agimi, i falte dy rekate të shkurtra, pastaj shtrihej në anë të djathtë derisa vinte muezini dhe e thërriste (për namaz).

Referenca: Sahihu i Buhariut 6310

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?