Sahihu i Buhariut — Hadithi 6319

12. Nënkapitulli: Leximi i sureve kërkimmbrojtëse ose pjesëve të tjera para gjumit

6319. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ binte në shtrat për të fjetur, frynte në shuplaka duke lexuar suret kërkimmbrojtëse dhe e fërkonte trupin me to.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6319

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?