Sahihu i Buhariut — Hadithi 6334

19. Nënkapitulli: Ajeti: “... Dhe lutu për ta...”, si dhe veçimi i vëllait me lutje pa u lutur për vete

Ebu Musai tregon se Pejgamberi ﷺ është lutur: “O Allah, fale Ubejd ibn Amirin! O Allah, falja mëkatin Abdullah ibn Kajsit!”

6334. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Seid ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Umu Sulejmi i tha Pejgamberit ﷺ: “Lutu për Enesin, shërbëtorin tënd!” Ai tha: “O Allah, shtoja pasurinë e fëmijët dhe bekoje në atë që i jep!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6334

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?