Sahihu i Buhariut — Hadithi 6339

21. Nënkapitulli: Këmbëngulja në lutje (kërkesë), duke pasur parasysh se askush s'mund ta detyrojë Atë (Allahun)

6339. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal nëse do! O Allah, më mëshiro nëse do!” Mirëpo, le të jetë këmbëngulës në lutjen e tij, sepse askush s'mund ta detyrojë Atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6339

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?