Sahihu i Buhariut — Hadithi 6351

30. Nënkapitulli: Lutja për të vdekur dhe për të jetuar

6351. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Uleje, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos e kërkojë vdekjen për shkak të vështirësisë që e ka goditur. Por, nëse i duhet medoemos ta kërkojë atë, atëherë le të thotë:"O Allah, më jep jetë, nëse jeta është me e mirë për mua dhe ma merr shpirtin, nëse vdekja është më e mirë për mua!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6351

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?