Sahihu i Buhariut — Hadithi 6371

42. Nënkapitulli: Kërkimmbrojtja prej pleqërisë së thellë

6371. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kërkonte mbrojtje duke thënë: “Allahume, ini eudhu bike minel keseli, ve eudhu bike minel xhubni, ve eudhu bike minel heremi, ve eudhu bike minel buhli (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga dembelia! Kërkoj të më mbrosh nga frika! Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e thellë! Kërkoj të më mbrosh nga koprracia)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6371

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?