Sahihu i Buhariut — Hadithi 6374
44. Nënkapitulli: Kërkimmbrojtja prej pleqërisë së thellë, sprovës së dynjasë dhe sprovës së Zjarrit
6374. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi
Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka lajmëruar Husejni, e ky nga Zaide, e ky nga Abdulmeliku se Musab ibn Sadi tregon se babai i tij thoshte: “Kërkoni mbrojtje me këto lutje që i bënte Pejgamberi ﷺ: “Allahume, ini eudhu bike minel xhubni, ve eudhu bike minel buhli, ve eudhu bike min en urade ila erdhelil umuri, ve eudhu bike min fitneti dunja ve adhabil kabri (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga frika! Kërkoj të më mbrosh nga koprracia! Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e thellë! Kërkoj të më mbrosh nga sprovat e dynjasë dhe kërkoj të më mbrosh nga dënimi në varr)!”