Sahihu i Buhariut — Hadithi 6380
Nënkapitulli: Lutja për shtim dhe bereqet në fëmijë
6380. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
6380. 6381. Ebu Zejd Seid ibn Rebiu na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Sulejmi i është drejtuar të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Lute Allahun për Enesin, shërbëtorin tënd!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u lut duke thënë: “O Allah, shtoja pasurinë e fëmijët dhe bekoje në atë që i jep!”