Sahihu i Buhariut — Hadithi 6385
52. Nënkapitulli: Lutja kur dikush niset për udhëtim ose kur kthehet
Këtë e ka transmetuar Jahja ibn Ebu Is'haku nga Enesi.
6385. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ kthehej prej betejës, haxhit ose umrës, sa herë që ngjitej në ndonjë kodër, bënte tri tekbire, pastaj thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. Ajibune, taibune, abidune, li rabina hamidun. Sadakallahu vadehu, ve nesara abdehu, ve hezemel ahzabe vahdehu (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Të kthyer, të penduar, adhurues, falënderues ndaj Zotit tonë. Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti aleancat i Vetëm).”