Sahihu i Buhariut — Hadithi 6386

53. Nënkapitulli: Lutja për të martuarin

6386. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ vërejti gjurmë të verdhë parfumi tek Abdurrahman ibn Aufi dhe e pyeti:
- “Ç'është kjo?”
- Jam martuar dhe nuses i kam dhënë (për mehër) ar sa peshon një bërthamë hurme, - iu përgjigj Abdurrahmani.
- “Allahu të begatoftë! Bëj një gosti, të paktën me një dele!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6386

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?