Sahihu i Buhariut — Hadithi 6391
57. Nënkapitulli: Përsëritja e lutjes
6391. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu bë sihër, saqë i përfytyrohej se bënte diçka, të cilën në realitet nuk e bënte. Ai e luti Allahun, pastaj më tha: “A e di se Allahu më njoftoi për atë që e kam lutur?” I thashë: “E çfarë është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ tha: “Erdhën dy burra dhe njëri m'u ul te koka, kurse tjetri te këmbët. Njëri i tha tjetrit:
- Çfarë sëmundjeje ka ky burrë?
- I është bërë sihër, - tha tjetri.
- Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari.
- Lebid ibn Asami.
- Në çfarë?
- Në krehër me flokë dhe thek të hurmës.
- Ku janë të vendosura këto?
- Në pusin Dhervan, - tha tjetri.”
Dhervani ka qenë një pus te fisi benu zurejk.
Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi te pusi, pastaj u kthye tek unë dhe më tha: “Betohem në Allahun se uji i atij pusi sikur kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, ndërsa palmat e hurmave (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye tek unë dhe më tregoi për pusin.
Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A e nxore sihrin prej aty?” Ai më tha: “Sa më përket mua, Allahu më shëroi, kështu që nuk kisha dëshirë që të keqen t'ua shpalos njerëzve.”
Isa ibn Junusi dhe Lejth ibn Sadi transmetojnë nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Aishja se ka thënë: “Pejgamberit ﷺ iu bë sihër dhe u lut shumë. Pastaj solli hadithin (e mësipërm).”