Sahihu i Buhariut — Hadithi 6392
58. Nënkapitulli: Lutja kundër idhujtarëve
Ibn Mesudi tregon se Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë vjet (thatësie) sikurse shtatë vitet e Jusufit!” Po ashtu, u lut: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin!” Ibn Omeri tregon se Pejgamberi ﷺ u lut në namaz: “O Allah, mallkoje filanin e filanin!” Derisa Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë...” (Ali Imran, 128)
6392. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua kundër Aleancës Idhujtare (ahzabit) duke thënë: “O Allah, Ti që e ke shpallur Librin dhe që i llogarit gjërat shpejt! Mposhti aleatët e mosbesimit! O Allah, mposhti dhe tronditi ata!”