Sahihu i Buhariut — Hadithi 6396
58. Nënkapitulli: Lutja kundër idhujtarëve
Ibn Mesudi tregon se Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë vjet (thatësie) sikurse shtatë vitet e Jusufit!” Po ashtu, u lut: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin!” Ibn Omeri tregon se Pejgamberi ﷺ u lut në namaz: “O Allah, mallkoje filanin e filanin!” Derisa Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë...” (Ali Imran, 128)
6396. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ensariu, e këtij i ka treguar Hisham ibn Hasani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka treguar Abide se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut, ishim me Pejgamberin ﷺ, i cili tha: “Allahu ua mbushtë varret dhe shtëpitë e tyre me zjarr, siç na privuan prej namazit të mesëm, derisa perëndoi dielli!” Namazi i mesëm është namazi i ikindisë.”