Sahihu i Buhariut — Hadithi 6397

59. Nënkapitulli: Lutja për idhujtarët

6397. Nga: Ebu Hurejra

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tufejl ibn Amri vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, fisi devs po kundërvihet dhe po refuzon, andaj lute Allahun kundër tyre.” Disa njerëz (me të dëgjuar këtë gjë) menduan se do të lutet kundër tyre, por Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, udhëzoje fisin devs dhe sille këtu!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6397

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?