Sahihu i Buhariut — Hadithi 6405

65. Nënkapitulli: Vlera e tesbihut (subhanallah)

6405. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: “Subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi)!” njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6405

Fjalë të panjohura?