Sahihu i Buhariut — Hadithi 6406

65. Nënkapitulli: Vlera e tesbihut (subhanallah)

6406. Nga: Ebu Hurejra

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për Mëshiruesin: “Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar, i Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6406

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?