Sahihu i Buhariut — Hadithi 6413

1. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur për shëndetin, kohën e lirë dhe faktin se jeta e vërtetë është ajo e ahiretit

6413. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muavi ibn Kurra se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret,

Bëji të mbarë ensarët dhe muhaxhirët!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6413

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?