Sahihu i Buhariut — Hadithi 6422

6. Nënkapitulli: Vepra me të cilën kërkohet shpërblimi i Allahut

Këtë e transmeton edhe Sadi.

6422. Nga: Mahmud ibn Rabi Ensariu

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Mahmud ibn Rebiu se Mahmudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qysh i vogël, e mbante në mend të Dërguarin e Allahut ﷺ. I kujtohej kur ai e kishte mbushur gojën me ujë prej një kove dhe ia kishte hedhur në fytyrë (për ashikëri, shaka ose bekim), në shtëpinë e tyre.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6422

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?