Sahihu i Buhariut — Hadithi 6435

10. Nënkapitulli: Si të mbrohemi nga sprova e pasurisë?

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë sprovë për ju...” (Tegabun, 15)

6435. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bekri, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Është shkatërruar robi i dinarit dhe dërhemit e i shtrojave dhe rrobave. Nëse i jepet diçka, shprehet i kënaqur, e, nëse nuk i jepet, nuk kënaqet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6435

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?