Sahihu i Buhariut — Hadithi 6449

16. Nënkapitulli: Vlera e varfërisë

6449. Nga: Imran ibn Husajni

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Selm ibn Zeriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shikova në Xhenet dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, pastaj shikova në Zjarr dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë.”

Transmetimin e Selm ibn Zeririt e fuqizojnë Ejubi dhe Aufi; kurse Sahri dhe Hamad ibn Nexhihu transmeton nga Ebu Rexhai, e ky nga Ibn Abasi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6449

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?