Sahihu i Buhariut — Hadithi 6461

18. Nënkapitulli: Mbajtja e mesatares dhe vazhdimësia në vepra

6461. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Cila vepër ka qenë më e dashur për Pejgamberin ﷺ?”
- Ajo që kryhet në vazhdimësi, - u përgjigj ajo.
- Në çfarë kohe zgjohej për namaz nate? - e pyeta.
- Zgjohej kur e dëgjonte gjelin (këndimin e parë të gjelit), - tha ajo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6461

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?