Sahihu i Buhariut — Hadithi 6479

24. Nënkapitulli: Të qarët nga frika e Allahut Fuqiplotë

6479. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatë lloje njerëzish Allahu do t'i strehojë nën hije (Ditën e Kiametit, në mesin e tyre edhe): një njeri, të cilit, kur e kujton Allahun, i lotojnë sytë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6479

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?