Sahihu i Buhariut — Hadithi 6489

29. Nënkapitulli: Xheneti është më afër ndonjërit prej jush sesa lidhësja e nallaneve të tij. Ashtu është edhe Zjarri.

6489. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vargu më i vërtetë që ka thënë ndonjëherë një poet është fjala:
"Përveç Allahut, çdo gjë tjetër është e kotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6489

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?