Sahihu i Buhariut — Hadithi 6495

34. Nënkapitulli: Vetmia është rehati nga shoqëria e keqe

6495. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Maxhishuni, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Saësae, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njerëzve do t'u vijë një kohë kur pasuria më e mirë për muslimanin do të jetë një kope dhensh, të cilat do t'i kullosë nëpër majat e kodrave dhe thellësitë e luginave, që me fenë e tij të ikë nga sprovat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6495

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?