Sahihu i Buhariut — Hadithi 6508
41. Nënkapitulli: "Kush e dëshiron takimin me Allahun, Allahu e dëshiron takimin me të."
6508. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, Allahu e dëshiron takimin me të, e, kush e urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6508
Fjalë të panjohura?