Sahihu i Buhariut — Hadithi 6511

42. Nënkapitulli: Agonia e vdekjes

6511. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Sadaka më ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte raste kur Pejgamberit ﷺ i vinin ca beduinë të vrazhdë dhe e pyesnin: “Kur është Kiameti?” Ai e shikonte më të riun e tyre dhe u thoshte: “Nëse ky jeton, ende pa e arritur atë pleqëria, juve do t'ju ndodhë kiameti juaj.”
Hishami shpjegon se kiameti në këtë rast do të thotë vdekja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6511

Fjalë të panjohura?