Sahihu i Buhariut — Hadithi 6518
43. Nënkapitulli: Fryrja në Sur
Muxhahidi ka thënë: "Suri ka formë të borisë (trumbetës)."
﴾زَجْرَةٌ﴿ 'Zexhera': "Ushtimë. Ndërkaq Ibn Abasi, përkitazi me fjalën ﴾النَّاقُورُ﴿ 'Nakurë', ka thënë: "Suri. ﴾الرَّاجِفَةُ﴿ 'Raxhife': "Fryrja e parë." ﴾الرَّادِفَةُ﴿ 'Radife': "Fryrja e dytë."
6518. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njerëzve do t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit, por unë do të jem i pari që do të zgjohem. Atëherë do ta shoh Musain duke u mbajtur për Arshi. Nuk di nëse edhe ai ishte në mesin e atyre që u ka rënë të fikët (apo jo).”
Këtë e transmeton edhe Ebu Seidi nga Pejgamberi ﷺ.