Sahihu i Buhariut — Hadithi 6521
44. Nënkapitulli: Allahu do ta mbërthejë Tokën në Ditën e Kiametit
Këtë e transmeton edhe Nafiu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
6521. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit do të ringjallen në një tokë të bardhë e të pashkelur, sikurse bukë e pastër rrethore.” Sehli, ose dikush tjetër, shton: “Nuk ka asgjë të ndërtuar në të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6521
Fjalë të panjohura?