Sahihu i Buhariut — Hadithi 6524

45. Nënkapitulli: Tubimi pas ringjalljes

6524. Nga: Abdullah ibn Abasi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ju do ta takoni Allahun duke qenë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.”

Sufjani ka thënë: “Ky është prej haditheve që i llogarisim se Ibn Abasi i ka transmetuar me shprehjen: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6524

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?