Sahihu i Buhariut — Hadithi 6531
47. Nënkapitulli: Ajeti: “A nuk mendojnë ata se do të ringjallen. Në një ditë të madhe. Atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!”
Ibn Abasi, në lidhje me ajetin: “... E midis tyre këputet çdo lidhje”, (Bekare, 166) ka thënë: Lidhjet që kanë pasur në dynja.
6531. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ismail ibn Ebani na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në lidhje me ajetin: “Atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!”, (Mutafifin, 6) ka thënë: “Disa do të qëndrojnë në djersët e tyre, të cilat u arrijnë deri në mes të veshëve.”