Sahihu i Buhariut — Hadithi 6532

47. Nënkapitulli: Ajeti: “A nuk mendojnë ata se do të ringjallen. Në një ditë të madhe. Atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!”

Ibn Abasi, në lidhje me ajetin: “... E midis tyre këputet çdo lidhje”, (Bekare, 166) ka thënë: Lidhjet që kanë pasur në dynja.

6532. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Thevr ibn Zejdi, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, njerëzit do të djersiten aq shumë saqë djersët do t'u arrijnë shtatëdhjetë kute në tokë dhe do t'i mbulojnë deri te veshët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6532

Fjalë të panjohura?