Sahihu i Buhariut — Hadithi 6533
48. Nënkapitulli: Kisasi në Ditën e Kiametit
Kisas: shpagimi i barasvlershëm për çdo vepër penale që e ka vepruar robi në dynja.
6533. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të gjykohet mes njerëzve (në Ditën e Kiametit) janë gjaqet.”